Tentoi të përdorte armën gjatë një konflikti, arrestohet 30-vjeçari nga Shkodra

Kronikë e zezë

Tentoi të përdorte armën gjatë një konflikti, arrestohet 30-vjeçari nga Shkodra

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 13:42
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Fatjon Gokaj, 30 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” në qytetin e Shkodrës.

30-vjeçari është shpallur në kërkim pas konflikti fizik me një person tjetër pas prishjes se pazareve të drogës duke degraduar deri në përdorimin e armëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 30 mars të këtij viti në rrugën e Tepes, në ambientet e një lokali. Një grup të rinjsh janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin ndërsa Gjokaj ka tentuar të përdorë armën e zjarrit tip kallashnikov.

E ndërsa ka qenë ndërhyrja personave të tjerë të përfshirë në konflikt që e ka neutralizuar atë, duke i hequr armën nga dora.

Menjëherë pas sherrit, të rinjtë kanë lajmëruar policinë. Këta të fundit arrestuan Besmir Arrsi,21-vjeç, dhe shpalli në kërkim personin e arrestuar ditën e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat