Plaçkitet xhamia në Radolishtë të Strugës

Kronikë e zezë

Plaçkitet xhamia në Radolishtë të Strugës

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 14:37
Ilustrim

Rreth 6 mijë denarë janë vjedhur nga xhamia “Bashkimi” në fshatin Radolishtë të Strugës.

Siç njoftojnë nga MPB, vjedhja ka ndodhur mes orës 21:00 dhe 05:00, kur një person i panjohur me forcë ka hapur dritaren dhe është futur brenda, pas së cilës nga arka e metalit e vendosur në mur i ka marrë paratë dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer stacioni i policisë në Strugë, ndërsa po ndërmerren masa për kapjen e vjedhësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat