Babë e bir bëjnë për spital krushkun

Kronikë e zezë

Babë e bir bëjnë për spital krushkun

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 12:32
Ilustrim

Babë e bir në Korçë kanë rrahur krushkun.

Gazetarja e “Aldo Morning Show”, raporton se vajza kishte konflikte me bashkëshortin e tij dhe shpesh shkonte tek prindërit duke i thënë se ai e godiste dhe e ofendonte. Por, familjarët e saj kanë bërë për spital krushkun, pasi ai ishte personi kryesor që kishte kërkuar dorën e vajzës.

“Babë e birë kanë goditur ditën e djeshme krushkun, sepse vajza kishte konflikte me bashkëshortin dhe shpesh shkonte tek prindërit duke i thënë se ai e godet dhe e ofendon. Më pas janë përfshirë në sherr të gjithë familjarët. Krushkun e kanë goditur pasi ai ishte kryesori që ka kërkuar dorën e vajzës dhe nuk mblidhte të birin, i cili godiste nusen dhe luante bixhoz. Si pasojë e sherrit krushku ka përfunduar në spital dhe ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në trup. Çifti është ndarë dhe çështja ka shkuar në gjykatë”, tha gazetarja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat