56-vjeçari i shpëton atentatit, arrestohet autori

Kronikë e zezë

56-vjeçari i shpëton atentatit, arrestohet autori

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 11:31
Arma e krimit, e sekuestruar

Një 56-vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli një tentative vrasje. Ngjarja ka ndodhur në Peqin një ditë më parë, por zbulohet nga policia vetëm ditën e sotme, që njofton se ka arrestuar edhe autorin e atentatit të dështuar.

Mersin Lika, 63 vjeç banues në fshatin Lisnajë Përparim, është arrestuar nga specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin.

“Në fshatin Lisnajë, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të R.K., 56 vjeç”, njofton Policia pa specifikuar shkaqet e konfliktit.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri (pistoletë) e tipit TT, një krehër me 7 fishekë model 54 kalibër 7.62 mm.

Materialet hetimore për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”  parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat