Zbulohen detajet e ngjarjes, ja si ndodhi plagosja e 50-vjeçarit në Himarë

Kronikë e zezë

Zbulohen detajet e ngjarjes, ja si ndodhi plagosja e 50-vjeçarit në Himarë

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 11:21
Ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth ngjarjes së një dite më parë të ndodhur në Vranisht të Himarës, ku u tha se një 50-vjeçar ishte plagosur me armë zjarri pak metra larg banesës së tij.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes si edhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Roland Shkurtaj, nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri tip kallashnikov.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme ku bëhej fjalë për një shtetas i cili është gjetur i plagosur në fshatin Vranisht, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të kryera nga grupi hetimor është bërë e mundur zbardhja, dokumentimi dhe sqarimi i rrethanave si ka ndodhur ngjarja.

Më datë 01.10.2017 rreth orës 18:40 në fshatin Vranisht, Himarë, rreth 100 m larg banesës së tij është gjetur i plagosur shtetasi Roland Shkurtaj, 50 vjeç.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes si edhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Roland Shkurtaj, nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri tip kallashnikov.

Si pasojë ka marrë dëmtime në pjesë të trupit dhe aktualisht është duke marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të hetimit dhe dokumentimit të ngjarjes policia ka bërë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarri tip Kallashnikov, 5 gëzhoja dhe 3 fishekë.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat