Arrestohet një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 19:33
ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin H. K., 31-vjeç, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai akuzohet nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Shtetasi H.K, më datë 17.01.2014, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë, dyshohet se ka organizuar transportin e rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë me qëllim shitjen e saj në Parma të Italisë.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat