Shkodër, policia prangos 3 gjuetarë të paligjshëm

Kronikë e zezë

Shkodër, policia prangos 3 gjuetarë të paligjshëm

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 09:41
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 3 persona pasi janë konstatuar duke kryer gjueti të paligjshme në zonën e njohur në Velipojë.

Policia ka bllokuar gjithashtu dhe 3 armët e tyre të gjahut teksa sqaron se kushdo që kapet duke kryer këtë aktivitet do të ndëshkohet me masë të rëndë administrative.

Njoftimi:

Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme.

Bllokohen 3 armë gjahu nga Policia në momentin e konstatimit të ushtrimit të gjuetisë së paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat