Nuk tregoi se kush e vodhi gomonen, arrestohet roja

Kronikë e zezë

Nuk tregoi se kush e vodhi gomonen, arrestohet roja

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Arrestohet në flagrancë roja i një lokali në Orikum për moskallzim krimi, pasi nuk denoncoi në Polici vjedhjen e një gomoneje.

I arrestuari, S.K, 57 vjeç, banues në Orikum, ka qënë i pranishëm dhe i ka parë personat që kanë vjedhur gomonen në pronësi të shtetasit A.K. më datë 6.10.2017 rreth ores 3:00, nga tre shtetas ende të paidentifikuar, por në asnjë moment nuk e ka kallëzuar kryerjen e këtij krimi në organet e ndjekjes penale ose ne organet e rendit publik.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe hetimin e të gjitha pistave të mundshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale ''Vjedhja'' dhe ''Mos kallëzim krimi'', të parashikuar nga nenet 134 dhe 300 te Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat