Ekstradohet për të dytën herë në Shqipëri, shkodrani i dënuar për vrasje të ..

Kronikë e zezë

Ekstradohet për të dytën herë në Shqipëri, shkodrani i dënuar për vrasje të ..

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

I ekstraduar një herë në 17 gusht 2011 nga Italia për të vuajtur dënimin për vrasje, shkodrani Arben Mlloja është ekstraduar sërish një ditë më parë, këtë herë nga Italia, për të njëjtën akuzë për vrasje.

I dënuar me 20 vite burg, nuk dihet ende se si Arben Mlloja ka dalë nga burgu, pas ekstradimit të parë të gushtit të vitit 2011. Ajo që dihet është se Policia e Shtetit njoftoi sot se ka ekstraduar këtë herë nga Zvicra këtë person.

Njoftimi i policisë për ekstradimin:

Më datë 13.10.2017, në VKK Rinas, u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 Tiranë, shtetasi në kërkim: Arben Mlloja, 44 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim numër 355 datë 3 tetor 2013 , e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”.

Për të njëjtat akuza Mlloja ishte ekstraduar edhe në vitin 2011.

Ngjarja për të cilën është dënuar Mlloja

Arben Mlloja u dënua pasi në 19 janar 2011, rreth orës 14:00, në ambientet e bar restorant “Bexhistani”, në Shkodër, qëlloi me armë zjarri dhe plagosi shtetasin Zamir S., ndërkohë që kishte si qëllim të vriste një person tjetër, i cili ndodhej në tavolinën ngjitur.

Pas ngjarjes Gjykata e Shkodrës e dënoi Mllojën me masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për veprën penale të ‘vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë’, si dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Arben Mlloja u kap në 2 prill të vitit 2011 dhe u ekstradua në 17 gusht të po atij viti, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën. Po sot Mlloja është sjellë nga Zvicra për të bërë dënimin me 20 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat