Dhunonin gratë, arrestohen dy shqiptarë

Kronikë e zezë

Dhunonin gratë, arrestohen dy shqiptarë

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 10:00
Foto ilustruese

Dy burra janë arrestuar pasi akuzohen për dhunë në familje. Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se kanë ndaluar dy persona të akuzuar se kanë dhunuar familjarët e tyre.

Oficerët e Komisariatit të Elbasan kanë bërë arrestimin në flagrancë të Ismail Shabani, 66 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në gjendje të dehur, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 64-vjeçares Y. Shabani.

Ndërkaq në Fier policia ka kapur personin e shpallur në kërkim Namik Zaçe, 51 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier.

Ndalimi i këtij personi është bërë pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat