55-vjeçari nga Pogradeci përdhunon të miturën, vajza 8 muajshe shtatzënë

Kronikë e zezë

55-vjeçari nga Pogradeci përdhunon të miturën, vajza 8 muajshe shtatzënë

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 11:33
Foto ilustruese

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Pogradec, ku një 55-vjeçar është vënë në pranga për përdhunimin e një të miture.

Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në muajin Mars, ku 55-vjeçari Ligor.B ka shkuar në shtëpinë e të miturës, ku edhe e ka përdhunuar.

Të paktën kështu pretendon 15-vjeçarja, e cila ka denoncuar ngjarjen ditën e djeshme, ku edhe ka deklaruar se si pasojë e përdhunimet ka ngelur shtatzënë.

Në policinë e Pogradecit, i arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa blutë bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç". 

Njoftimi i policisë

Kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, arrestohet nga Policia.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

Ligor B., 55 vjeç, banues në Njësinë Administarive Velçan.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë më datë 14.10.2017 në prani edhe të psikologes, nga një shtetase 15-vjeçare, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm  në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë kjo shtetase ka ngelur shtatzanë.

Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat