Vidhen mbi 3700 euro në një restorant në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Vidhen mbi 3700 euro në një restorant në Fushë Kosovë

Nga: Bota sot Më: 15 tetor 2017 Në ora: 12:37
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 04:15 ka ndodhur një vjedhje në një restorant në Fushë Kosovë.

Në njoftimin e PK-së thuhet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda restorantit prej nga kanë vjedhur arkën me një shumë parash prej 3750 euro.

“Ankuesi, shqiptar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda restorantit dhe nga aty kanë vjedhur arkën me një shumë parash rreth 3750 euro”, thotë PK.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa Policia thotë se rasti është duke u hetuar./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat