Burri nga Tirana i bëhet ferr ish-bashkëshortes, e ndjek deri në punë!

Kronikë e zezë

Burri nga Tirana i bëhet ferr ish-bashkëshortes, e ndjek deri në punë!

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 10:20
Foto ilustruese

Një burrë 35-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka shkelut urdhrn e mbrojtjes duke përndjekur ish-bashkëshorten e tij.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.3, arrestuan Jetmir Sinën, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij, u krye pasi ka shkelur Urdhërin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e ka përndjekur në ambientet e punës, në rrugë si dhe e ka kërcënuar, duke i krijuar pasiguri dhe frikë, ish-bashkëshortes, O.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

“Materialet ju refruan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat  penale "Përndjekja" dhe "Pengime për ekzekutimin e Vendimeve të Gjykatës", parashikuar nga nenet 121/a dhe 320 të Kodit Penal”, thotë policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat