Vodhi dy bateri makinash në një pikë karburanti, në pranga 20-vjeçari

Kronikë e zezë

Vodhi dy bateri makinash në një pikë karburanti, në pranga 20-vjeçari

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Bulqizës, pasi akuzohet për vjedhje.

Bëhet e ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Kastriot Troca, banues në Njësinë Administrative Shupenzë. Sipas policisë, i riu akuzohet për vjedhjen e dy baterive makinash.

“Ky shtetas në orët e para të mëngjesit të datës 15.10.2017, në një pikë karburanti në pronësi të shtetasit me inicialet E. S., ka vjedhur 2 (dy) bateri makinash”.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 bateritë e vjedhura, dhe mjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të K. Trocës.

Mësohet se materialet në ngarkim të të arrestuarit i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Vjedhje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat