Grabitet një karburant në mesnatë - Bota Sot
Grabitet një karburant në mesnatë

Kronikë e zezë

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Grabitet një karburant në mesnatë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 09:45
Ilustrim

Dy persona të armatosur kanë grabitur një pikë karburanti në fshatin Qishbardhë të Vlorës.

Sipas rojes së karburantit që njoftoi policinë, autorët i morën 3.5 mln lekë nën kërcënimin e armës.

Ata janë të paidentifikuar, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po vazhdon krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë Vlorë

Më datë 17.10.2017 rreth orës 05:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej shtetasit Xh.L., roje në një pikë karburanti në fashatin Qishbardhë, se i kanë shkuar dy shtetas të paidentifikuar të cilët nën kërcënimin e armës i kanë marrë (vjedhur) një shumë vlerash monetare prej 35 mijë lekë të reja.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po vazhdon krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test