Policia kap më në fund hajdutët serialë të Elbasanit

Kronikë e zezë

Policia kap më në fund hajdutët serialë të Elbasanit

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:30
Policia

Policia e Elbasanit ka arrestuart dy persona të cilët kishin kryer një seri vjedhjesh në qytet.

Në pranga kanë rënë shtetasit K.Dh., 33 vjeç dhe A.P., 51 vjeç të dy banues në Elbasan. Ata akuzohen se kanë vjedhur në një supermarket një sasi të konsiderueshme pijesh alkolike, por gjithashtu bëhen përgjegjës edhe për të paktën 3 vjedhje të tjera nëpër banesa.

Policia tregon goditjet e tyre:

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit M.T., 36 vjeç banues në Elbasan

Ndalimi i tyre, u bë me urdhër të Prokurorit pasi më datë 11.10.2017 në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Lagjen “5 Maji” në supermarketin e shtetasit R.B., 41 vjeç dyshohen të kenë vjedhur 16 shishe Uiski.

Gjithashtu gjatë hetimeve është bërë dokumentimi dhe zbulimi i tre ngjarjeve të tjera, pasi shtetasit e lartpërmendur dyshohen të jenë autorë të këtyre ngjarjeve konkretisht:

Më datë 10.09.2017 gjatë natës në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” dyshohen të kenë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit E.Ç., 35 vjeç banues në Elbasan dhe dyshohen të kenë marrë një sasi lekësh.

Më datë 22.09.2017 në Lagjen “Skëndërbej” dyshohen të kenë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.M., 57 vjeç.

Më datë 12.10.2017 në Lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë banesës shtetasit A.L., 49 vjeç dyshohen ti kenë thyer xhamin e mjetit tip “Benz’ dhe dyshohen t’i kenë vjedhur kasetofonin e mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat