Durrsakut i gjendet marijuanë në shtëpi

Kronikë e zezë

Durrsakut i gjendet marijuanë në shtëpi

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 09:16
Ilustrim

Një 46 vjeçar u arrestua na Policia e Durrësit pasi u kap me 1 kg e 654 gr Marjuanë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur një rast prodhimi dhe shitje lëndësh narkotike duke arrestuar në flagrancë Afrim Agasi 46 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.

Nga informacionet e disponuara nga Strukturat Policore gjatë kontrollit të kryer në banesën e 46-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 654 gr lëndë narkotike e llojit Marjuanë.

Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat