Tiranë, aksident në “Unazën e Re”, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Tiranë, aksident në “Unazën e Re”, lëndohet një person

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 19:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në mbikalimin e Unazës së Madhe në kryeqytet, pranë “Pallatit me Shigjeta”.

Fatmirësisht nga përplasja e dy automjeteve nuk janë regjistruar viktima, ndërsa është plagosur lehtë vetëm një person.

Policia është në vendngjarja dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat