Arrestohet për grabitje

Kronikë e zezë

Arrestohet për grabitje

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se ka grabitur një person në rrugën “Mbretëresha Teuta”, të cilit me këtë rast i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.

Sh.B. 1991 më datë 17.10.2017, rreth orës 19:10, kishte grabitur personin B.SH. (1986) dhe pasi ka kryer grabitjen ka ikur në drejtim të panjohur, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima ka pësuar lëndime të dukshme trupore dhe është dërguar në emergjencën e qytetit dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Personi i arrestuar me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat