Tutori i prostitutave arrestohet në Vlorë, Italia kishte dhënë urdhër për…

Kronikë e zezë

Tutori i prostitutave arrestohet në Vlorë, Italia kishte dhënë urdhër për…

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 17:45
Ilustrim

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzimin prostitucioni”. Ndërkohë i arrestuari është shtetasi Ledio Zykaj.

“Specialistët e Seksionit kundër trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Ndërkombëtar : Ledio (Ferdinand) Zykaj, 46 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, sepse Gjykata e Catanzaros, Itali i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal Italian.

Mësohet se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat