Vrasësit të çiftit Kosta i jepet masa e sigurisë në spital

Kronikë e zezë

Vrasësit të çiftit Kosta i jepet masa e sigurisë në spital

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Apostol Kostës, vrasësit të çiftit Aleko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër, i është dhënë masa e sigurisë "arrest me burg" sot në dhomën e tij në spital, atje ku ai gjendet në gjendje të rëndë pas tentativës për të vrarë veten.

Vrasja ndodhi tre ditë më parë. 73-vjeçari Apostol Kosta ekzekutoi me armë, kushuririn e tij me bashkëshorten dhe pastaj e vuri armën nën mjekër për të vrarë veten. Nga plumbi ai nuk vdiq, por shkatërroi nofullën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat