Lirohet 24-vjeçari nga Durrësi që dhunoi dhe mbajti peng vajzën nga Ukraina

Kronikë e zezë

Lirohet 24-vjeçari nga Durrësi që dhunoi dhe mbajti peng vajzën nga Ukraina

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 11:28
Ilustrim

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka liruar shtetasin Almarjo Xhebexhia, i cili akuzohet se ka mbajtur me forcë në hotel një vajzë nga Ukraina, duke e rrahur dhe duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Ndaj 24-vjecarit që policia arrestoi në flagrancë për pengëmarrjen dhe dhunimin e 21-vjecares nga Ukraina, nuk ka nisur asnjë procedim penal.

Në këto kushte, policia e Durrësit ka shtuar masat e sigurisë për mbrojtjen e 21-vjecares nga Ukraina, e cila ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve pas dëmtimeve që ka marrë në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat