Transportonte pemë dhe perime pa dokumente, ja çfarë i bën Policia shtetasit serb

Kronikë e zezë

Transportonte pemë dhe perime pa dokumente, ja çfarë i bën Policia shtetasit serb

Nga: Bota Sot Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 10:30
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndaluar një të dyshuar shqiptar, shtetas i Serbisë, i cili po transportonte pemë dhe perime pa dokumente përkatëse me një kombi të tipit Mercedes.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bllatë të Suharekës rreth orës 20:30, përcjell Bota sot.

“Malli dhe kombi janë konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat