Arrestohet nëna me zemrën e thyer, ja çfarë bëri pas vdekjes së fëmijës 2 vjeç

Kronikë e zezë

Arrestohet nëna me zemrën e thyer, ja çfarë bëri pas vdekjes së fëmijës 2 vjeç

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

5 vjet më parë fëmija i tyre, në atë kohë vetëm 2 vjeç, vdiq në një aksident të rëndë rrugor. Sot e kësaj dite, prindërit ende nuk kanë gjetur drejtësi.

Çështja është hetuar dhe pushuar 2 herë. Të pafuqishëm përballë këtij fakti, prindërit Pranvera dhe Luftar Buzi i janë drejtuar me një letër institucioneve më të rëndësishme ligjzbatuese në Shqipëri duke kërkuar të drejtën e tyre. Por dhimbja e madhe për humbjen e fëmijës, i ka bërë prindërit të kërkojnë vetëgjyqësi dhe të mos përmbahen përballë revoltës që ata ndjejnë. Në letrën në fjalë shkruhet “Nëse nuk bëhet drejtësi do të vrasim prokurorin”. Bëhet fjalë për prokurorin e çështjes që ata akuzojnë se nuk ka bërë hetime. Ata akuzohen për kërcënim, pasi pak ditë më parë deklaruan se nëse nuk vihet para drejtësi shkaktari i vdekjes aksidentale të djalit të tyre dy vjeçar, atëherë do të bënin vetëgjyqësi, duke nisur nga prokurori. Pas kësaj letre me përmbajtje të rëndë gruaja është arrestuar nga Policia, ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim. Në letër dërguar institucioneve në vend ata shpjegojnë dhimbjen gjatë këtyre viteve dhe tregojnë sesi prokuroria e ka hapur dhe mbyllur disa herë çështjen, në fund shprehen se në kushte të tilla nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër përveçse të vrasin prokurorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat