Kanabisi i kapur në Velipojë, kush është polici i arrestuar, vëllai i …

Kronikë e zezë

Kanabisi i kapur në Velipojë, kush është polici i arrestuar, vëllai i …

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 14:01
Ilustrim

Të tjera detaje zbulohen për drogën e sekuestruar në Velipojë. Mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe një oficer policie i cili dyshohet se kishte dalë garant për transportin e drogës.

Bëhet e ditur se efektivi i policisë që është ndaluar është Prel (Enriko) Zylja. Ky i fundit është vëllai i zëvendës shefit të kufirit në Shkodër, Ndrek Zylja.

Arrestimi i tij është kryer gjatë aksionit ku u sekuestruan mbi 1 ton kanabis në Vilun të Velipojës pranë Plazhit.

Droga ishte në një furgon dhe dyshohej se do ngarkohej në një gomone për t’u trafikuar drejt Italisë.

“BalkanWeb” bën me dije se lënda narkotike e sekuestruar gjatë natës aktualisht po peshohet. Ndërkohë, policia vijon hetimet, për të zbuluar detaje të tjera nga ky aktivitet kriminal dhe pritet të japë të dhëna më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat