Burri rrah gruan në Prishtinë, arrestohet

Kronikë e zezë

Burri rrah gruan në Prishtinë, arrestohet

Nga: Bota sot Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 12:30
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person dje në Prishtinë, pasi që i njëjti i dehur ka sulmuar gruan e tij.

Sipas njoftimit të PK-së, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, përcjell Bota sot.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndim trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat