Dy persona arrestohen për plaçkitje të armatosura

Kronikë e zezë

Dy persona arrestohen për plaçkitje të armatosura

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 09:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, si të dyshuar se kanë kryer plaçkitjet me armë në disa vende të rajonit të Prishtinës.

Plaçkitjet kanë ndodhur në  markete, pompa derivatesh, institucione mikrofinanciare, motele, posta, etj.) në zona të ndryshme të rajonit të Prishtinës.

Përveç dy të arrestuarve policia ka arritur të identifikojë  edhe një person tjetër të dyshuar që aktualisht ndodhet në arrati. 

Personat e dyshuar janë E. Dragusha, 43 vjeç, dhe A. Leci, 37 vjeç, të cilët me  urdhër të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe  bastisja e shtëpive të të dyshuarve,  ku policia  ka arrit të gjej dhe konfiskoj:

 një veturë Golf IV ngjyre e kaltër me targa vendore,(dyshohet të jetë përdorur në rastet në fjalë)

 një armë të  gjate AK47 se bashku me karikator dhe 10 fishekë,

 një qese e vogël me substancë narkotike (mariuhane)

 dy kartëmonedha të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara,

 një telefon celular Samsung dhe një Ipad si dhe

 disa dëshmi të tjera që mund të lidhen me rastet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat