Ishin kthyer në tmerrin e banorëve grekë, kush janë dy hajdutët shqiptarë

Kronikë e zezë

Ishin kthyer në tmerrin e banorëve grekë, kush janë dy hajdutët shqiptarë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 18:39
Ilustrim

Janë bërë publik për mediat nga ana e policisë greke imazhet dhe identitetet e dy shqiptarëve, që ranë në prangat e policisë më 20 tetor, si pjesë e një bande grabitësish. Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për 26-vjeçarin Leonard Pepa, nga Elbasani si dhe 28-vjeçarin Geraldo Demiri, nga Tirana. Dy shtetasit në fjalë konsiderohen të rrezikshëm, dhe për kapjen e tyre kërkohet ndihma e policisë greke.

Dy të arrestuarit kanë precedentë të mëparshëm penalë në Shqipëri. I pari i dënuar më parë në Elbasan e i dyti në Sarandë për vjedhje. Në vitin 2008 Geraldo Demiri u kap në Greqi si emigrant i paligjshëm dhe u depërtua në Shqipëri. Ata akuzohen për 13 vjedhje dhe 3 grabitje.
Në vitin 2012 Leonard Pepa është kapur me një sasi të madhe droge në Igumenicë. Raportohet se gjatë akteve banditeske dy hajdutët nuk nguronin të dhunonin fizikisht të moshuarit, pronarë të banesave që binin pre e grabitjeve.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat