Rrahje mes ashkalinjëve dhe egjiptianëve në Deçan

Kronikë e zezë

Rrahje mes ashkalinjëve dhe egjiptianëve në Deçan

Nga: Bota Sot Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Dy meshkuj ashkali kanë sulmuar një egjiptian në Deçan, duke i shkaktuar lëndime trupore. Siç njofton Policia e Kosovës, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull K-egjiptian ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Gjakovës, pasi që ishte sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj K-Ashkali. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK-ja./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat