E shkel traktori, vdes 17 vjeçarja në Gjakovë

Kronikë e zezë

E shkel traktori, vdes 17 vjeçarja në Gjakovë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 18:29
ilustrim

Policia në Gjakovë ka marr informatë se sot rreth orës 16 e 30 në lagjen Shkugëz në afërsi të restorantit “La Villa” ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime të rënda.

Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se ka  të bëjë me një aksident komunikacioni ku lëndime të rënda kishte pësuar një këmbësor i cili menjëherë është dërguar në qendrën Emergjente në Gjakovë.

Deri te aksidenti ka ardhur derisa dy vajza-këmbësore ishin duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës kur në të njëjtin drejtim ka kaluar një traktor dhe në mungesë dritave duke mos vërejtur këmbësorët  ka goditur njërën prej tyre me ç ‘ rast i  ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Nga lëndimet e rënda E. B ,femër e  moshës 17 vjeçare vdes në spitalin rajonal ,,Isa Grezda” në Gjakovë.

Personi i dyshuar I. H , i moshës 23 vjeçar është arrestuar nga policia dhe  me vendim të Prokurorit të shtetit po mbahet në ndalim policor  ndërsa me hetimin e rastit po merren njësiti i hetimeve të aksidenteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat