Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar në aksident

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar në aksident

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 11:40
Ilustrim

Një person ka vdekur dhe gjashtë tjerë janë lënduar dje pas një aksidenti në fshatin Brescal të Gjilanit.

Sipas raportit policor, në aksident në mes të një veture dhe autobusi, përveç  dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat