Arrestohen dy shtetas, akuzat e rënda pse kërkoheshin në Itali

Kronikë e zezë

Arrestohen dy shtetas, akuzat e rënda pse kërkoheshin në Itali

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 14:33
Ilustrim

Arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Itali. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasve: Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali, më datë 17.05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Falsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.

Është arrestuar edhe shtetasi Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritet gjyqësore italiane, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat