Aksident në Vushtrri, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Vushtrri, dy të lënduar

Nga: Bota Sot Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar dy persona.

Siç njofton Policia e Kosovës, deri te aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të njërës prej veturave, përcjell Bota sot.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Fshati Maxhunaj, Vushtrri 22.11.2017 – 14:15. Dy meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis dy veturave në rrugën nacionale Prishtinë–Mitrovicë. Aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të njërës prej veturave. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat