Gjendet i vdekur një person afër Drinit të Bardhë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person afër Drinit të Bardhë

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Sot rreth orës 08:20 në afërtsi të Drinit të Bardhë, është gjetur një person i vdekur nga një dëshmitar që besohet të ketë qenë peshkatar.

Njësitet relevante janë njoftuar menjëherë, me c’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Emergjenca e Prizrenit ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar që personi është pa shenja jete.

Personi është i gjinisë mashkullore, mosha 30 vjec.

“Në vend të ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, tha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Për motive ende është herët të flitet”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat