Gjendet e vdekur një grua në Vlorë

Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur një grua në Vlorë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 17:39
Ilustrim

Një grua e moshës 60-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Selenicë të Vlorës, këtë të diel.

Rreth orës 14:25, Salla Operativë Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Selenicë, është gjetur e pajetë në banesë D.G., 60 vjeçe.

Nga hetimet e para dyshohet se ajo mund të këtë konsumuar medikamente të ndryshme, duke u vetëvrarë.

Ndërkohë, policia po vijon punën për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat