Fëmija katërvjeçar bie nga kati i 3-të në Durrës, në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Fëmija katërvjeçar bie nga kati i 3-të në Durrës, në gjendje të rëndë

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 15:06
Ilustrim

Në Durrës një fëmijë ka rënë nga  kati i tretë dhe ndodhet në gjëndje të rëndë.  Ngjarja e rëndë  ka ndodhur dje në lagjen  nr.13 (Plazh) rreth orës 13:30.

Fëmija me iniciale E. M., 4 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga dritarja e banesës së katit të tretë.

Ajo është transportuar menjëherë në spital, nga ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat