Aksident në Gjakovë, lëndohen dy femra

Kronikë e zezë

Aksident në Gjakovë, lëndohen dy femra

Nga: Bota Sot Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një dy persona kanë pësuar lëndime nga një aksident që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lugbunar të Gjakovës.

Të lënduara nga ky aksident kanë mbetur dy pasagjere shqiptare, përcjell Bota sot.

“Fshati Lugbunar, Gjakovë 28.11.2017 – 22:20. Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku. Lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy pasagjere femra K/Shqiptare. Të lënduarat pas marrjes së ndihmës së pare janë liruar në shtëpi. Rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat