Aksident i rëndë në Libohovë, makina del nga rruga, 3 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Libohovë, makina del nga rruga, 3 të plagosur

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 19:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë që la për pasojë tre të plagosur ndodhi sot rreth orës 15:40 në hyrje të qytetit të Libohovës.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se mjeti tip “Benz” me targa AA290DR, i drejtuar nga shtetasi L.K, 23 vjeç, ka dalë nga rruga, duke plagosur tre pasagjerë.

Në hyrje të qytetit të Libohovës mjeti tip “Benz” me targa AA290DR, i drejtuar nga shtetasi L.K, 23 vjeç, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, shtetasit R.K, R.Sh dhe E.M, banues në Nepravishtë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat