E kërkonin familjarin në banesë, tronditen kur e gjejnë të varur në kasollen e lopës - Bota Sot
E kërkonin familjarin në banesë, tronditen kur e gjejnë të varur në kasollen e lopës

Kronikë e zezë

E martë, 12 dhjetor 2017

E kërkonin familjarin në banesë, tronditen kur e gjejnë të varur në kasollen e lopës

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 06:34
ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Perondi në Kuçovë, ku një 67-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

67-vjeçari është i gjetur i varur në kasollën pranë shtëpisë së tij, ndërsa nuk dihen motivet e ngjarjes.

Njoftimi nga Policia e Beratit:

Në datë 03.12.2017, rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Perondi, Kuçovë, një shtetas dyshohet se është vetvarur.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:

Shtetasi H.A, 67 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

Trupi i pa jetë është gjetur nga familjarët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test