Itali, 50-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në makinë

Kronikë e zezë

Itali, 50-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në makinë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 13:36
Pamje nga aksioni

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me kokainë në makinën e tij. Operacioni u zhvillua në Albisola, ku policia italiane po zhvillonte një kontroll rutinë rrugor.

Policia urdhëroi ndalimin e makinës ku po udhëtonte 50-vjeçari shqiptar, ideniteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka filluar të shfaqë shenja nervozizmi, duke detyruar patrullën që të kryejë kontroll në makinën e tij, duke i gjetur edhe lëndën narkotike prej gjysmë kologramë kokaine.

“Kokaina- shpjegon karabinieri- është me një cilësi të pastër”

Po ashtu gjatë kontrollit në banësë shqiptarit i gjendet edhe një tjetër sasie të ndarë ne doza dhe e gatshme për tu shitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat