Arrestohet për kontrabandim të emigrantëve

Kronikë e zezë

Arrestohet për kontrabandim të emigrantëve

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person te pika kufitare Dheu i Bardhë, pasi së bashku me një serb nga Vranja e Serbisë kanë tentuar të kontrabandojnë emigrantë prej Kosovës përmes Serbisë dhe të cilët për destinacionin kanë pasur Austrinë.

Ata u kanë premtuar viktimave se do t’iu sigurojnë vizat në Serbi.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari mashkull i kombësisë shqiptare është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër ka ikur në drejtim të Serbisë, thuhet në raportin e rregullt të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat