Aksident në Fier, plagoset nëna dhe djali i saj i sapolindur

Kronikë e zezë

Aksident në Fier, plagoset nëna dhe djali i saj i sapolindur

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 17:40
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen "Sheq i Vogël", në Fier.

Policia bën me dije se mjeti tip "Benz" me drejtues A.K, 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues n L.T, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar bashkëshortja e L.T, shtetasja L.T, 23 vjeçe dhe djali i tyre disa ditësh të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se lidhur me këtë ngjarje, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat