Policia zbulon detaje të reja për aksidentin ku vdiqen dy të rinjtë e Rahovecit

Kronikë e zezë

Policia zbulon detaje të reja për aksidentin ku vdiqen dy të rinjtë e Rahovecit

Nga: Bota sot Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 09:54
Gazmend Gashi dhe Samir Elshani

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në Krushë të Vogël, në të cilin vdiqën dy persona nga Komuna e Rahovecit.

Viktimat e aksidentit Gazmend Gashi dhe Samir Elshani, dytë nga fshati Nagavc i Rahovecit, ndërruan jetë pas aksidentit mes një kamioni dhe një automjeti udhëtarësh, përcjell Bota sot.

Policia ka njoftuar se për këtë rast, ka arrestuar një person, derisa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fshati Krushë, Prizren 10.12.2017-03:55. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një automjeti udhëtarësh, ku si pasojë lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptarë. Njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktimat nuk kanë shenja jete. Me vendim të prokurorit një i dyshuar mashkull K/Shqiptar është dërguar në mbajtje, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, policia ka gjetur një pistoletë në veturën, e cila u përfshi në aksidentin e trafikut dje në Krushë të Vogël të Prizrenit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat