Një person është arrestuar dje në Prizren, pasi i njëjti ka goditur nënën e tij.
Sipas raportit policor 24 orësh, person i arrestuar ishte nën ndikimin e alkoolit dhe ka goditur nënën e tij si dhe ka thyer disa xhama të një lokali.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.