Arrestohet shqiptari që përdhunoi 13-vjeçaren

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari që përdhunoi 13-vjeçaren

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Policia e ka Beratit ka arritur të vërë në pranga një 49-vjeçar nga Kuçova që ka abuzuar rëndë me një fëmijë, vajzë 13-vjeçare, duke e përdhunuar dhe po ashtu, edhe me një 19-vjeçare, të cilën ka tentuar deri edhe ta trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Policia e Beratit, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit arrestoi A.E, 49 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat