Shkatërrohet rrjeti i trafikut të heroinës, në pranga shijaksi, në kërkim 3 të tjerë

Kronikë e zezë

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të heroinës, në pranga shijaksi, në kërkim 3 të tjerë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 09:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtetas nga Shijaku ka përfunduar në pranga ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë, pas goditjes së rrjetit të trafikut të drogave të forta në Durrës dhe Shijak.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 3- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.

Është finalizuar me sukses operacioni antidrogë i koduar “Bridge”.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

Bledar Tahiri 39 vjeç, banuese në Shijak.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

E. K. 36 vjeç, banues në Shijak;
E. R. 34 vjeç, banues në Durrës;
L. Ç. 39 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 14.12.2017, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar, në qendër të Shijakut, shtetasi Bledar Tahiri u kap në flagrancë dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

rreth 179 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë e ndarë në 30 doza.
një peshore elektronike;
një aparat telefoni celuar.

Nga hetimet e kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasit e mësipërm janë të përfshirë në veprimtari kriminale ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.

Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit ia blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas u’a shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Bledar Tahiri dhe E.K. parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve E.R. dhe L.Ç. dhe E.K. parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat