Fushë Kosovë: Sulmon gruan, arrestohet

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë: Sulmon gruan, arrestohet

Nga: Bota Sot Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër boshnjake në Fushë Kosovë, është sulmuar fizikisht dje nga burri i saj.

Policia ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Bota sot.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 15.12.2017-12:20. Viktima femër K-Boshnjake ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat