Droga në Durrës, si u kap kamioni me heroinë

Kronikë e zezë

Droga në Durrës, si u kap kamioni me heroinë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 07:18
Ilustrim

Detaje janë dhënë nga policia lidhur me kamionin me heroinë, që u zbulua në Durrës këtë pasdite.  

Policia njofton se: Ne mjetin tip skania te ngarkuar me pelet, drejtuar nga shoferi Drilon Istrefi, gjate kontrollit ne vijen e dyte u konstatuan 4 pako te dyshuara me lende narkotike te llojit heroine.

Keto pako u gjenden te fshehura ne kabine.

Nga nje analize risku e kryer nga punonjesit e Policise Kufitare dhe Dogana, ne vijen e dyte te kontrollit te mjetit, rezultoi se duhej kontrolluar ne detaje.

“Hetimet po vijojne dhe per kete shkak nuk mund te jepen me shume detaje”, njofton Policia.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se shoferi i mjetit është ndaluar dhe kamioni kishte si destinacion Italinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat