Aksidenti, plagoset 65 vjeçari/ U godit nga një makinë kur po…

Kronikë e zezë

Aksidenti, plagoset 65 vjeçari/ U godit nga një makinë kur po…

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 09:34
Ilustrim

Një 65 vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Librazhd.

Aksidenti ndodhi në fshatin Mengël, ku 54 vjeçari me iniciale Sh.R, banues në Elbasan duke drejtuar  mjetin me  targa  EL 8223 B ka aksidentuar shtetasin Z.N.,  65  vjeç banues në Elbasan, i cili lëvizte me një kafshë pune.

I aksidentuari është dërguar  për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore dhe  procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat