Lihet në burg monstra i Beratit, përdhunoi 13-vjeçaren

Kronikë e zezë

Lihet në burg monstra i Beratit, përdhunoi 13-vjeçaren

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 13:44
Pamje nga arrestimi

Gjykata e Beratit ka lënë në burg monstrën e Beratit, nën akuzën e përdhunimit të së miturës.

Aliosha Emini akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare me inicialet B. G., ndërsa tentoi të trafikojë edhe motrën e saj, 19-vjeçaren A. G.

Gjykata e Beratit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 49-vjeçarin Emini, ndërsa ai nuk i ka pranuar akuzat.

Ndaj tij ka dy denoncime, një për marrëdhënie seksuale dhe një tjetër për trafikim femrash.

Aliosha Emini u arrestua disa ditë më parë nga policia pasi dy motrat bënë kallëzim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat